TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 18:45

“Është sulmuesi më i mirë në kampionat”, trajneri i Rubin Kazan vlerëson Dakun: Ja kur kthehet në fushë

Shkruar nga Pamfleti

“Është sulmuesi më i mirë në kampionat”,

Trajneri i Rubin Kazan, Frank Artiga u shpreh në një intervistë të dhënë së fundmi për “Match TV” se pret që golashënuesi më i mirë i ekipit, Mirlind Daku, të kthehet në kampin e dytë stërvitor.

Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën e Rusisë. Por mungesa e Mirlindit është një mundësi e madhe për lojtarët e tjerë që të shkëlqejnë. Po presim që Daku të rikthehet në kampin e dytë të trajnimit”- tha trajneri.

Theksojmë se Daku përfundoi kampin e tij të parë stërvitor në një program individual, duke u stërvitur veçmas nga skuadra.

frank artiga trajneri i rubin kazan mirlind daku

Lini një Përgjigje