TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Korrik 2026, 18:51

Erdogan dhe Meloni koordinojnë qëndrimet para Samitit të NATO-s në Turqi

Shkruar nga Pamfleti
Erdogan dhe Meloni koordinojnë qëndrimet para Samitit të NATO-s
Meloni dhe Erdogan

Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë së cilës diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, dy liderët shqyrtuan ecurinë e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Italisë, si dhe çështje të aktualitetit ndërkombëtar dhe rajonal.

Erdogan theksoi se përpjekjet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve vazhdojnë në një sërë sektorësh, me fokus të veçantë industrinë e mbrojtjes. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndërmarrjes së nismave të reja që do t’i japin një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë bisedës u diskutuan edhe çështje që lidhen me NATO-n. Erdogan deklaroi se Turqia pret që në Samitin e Liderëve të NATO-s, i cili do të mbahet nën mikpritjen e Turqisë, të forcohen edhe më tej solidariteti dhe bashkëpunimi mes vendeve aleate.

 

meloni erdogan nato

Lini një Përgjigje