TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 19:08

Shqipëria luan dy finale për të prerë biletën drejt “EURO 2024”, Silvinjo gati të rikthejë në kombëtare sulmuesin shkodran

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria luan dy finale për të prerë biletën drejt

Ndeshjet e Shqipërisë po afrojnë, teksa në muajin shtator, Kombëtarja do të ketë dy finale. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë dhe me Çekinë.

Pas këtyre takimeve do të kemi disi më të qartë rrugëtimin drejt Europianit.

Silvinjo do të ofrojë një tjetër befasi me listën e lojtarëve që do të bëhet publike së shpejti. Bekim Balaj pritet që të grumbullohet sërish në Kombëtare.

Së fundmi mësohet se Balaj është në balotazh me Armando Sadikun, por për Silvinjon, profili i Balajt është më shumë interesant sa i përket skemave që do të aplikojë.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare bekim balaj

Lini një Përgjigje