
Armando Broja nuk luan prej muajsh për shkak të ligamentit që këputi fundvitin e shkuar, megjithatë kjo nuk i ka penguar aspak klubet europiane që të vihen pas shërbimeve të tij. Milani po e kërkon me ngulm që ta ketë në huazim për një sezon, por kuqezinjtë nuk janë të vetmit.
Sipas “Sky Sport”, skuadra e Serisë A ka kontaktuar me Çelsin për nënshkrimin e sulmuesit shqiptar.
Kryeqytetasit e Italisë synojnë që të marrin Brojën në huazim të thjeshtë dhe për Këtë kanë kërkuar informacion nga klubi londinez. Por, diçka e tillë nuk është një nga prioritetet e Çelsit, të cilët nuk janë të interesuar ta japin në huazim. Vetë Poçetino kërkon ta shohë më nga afër dhe në kushte të tilla, e ardhmja mbetet e paqartë.
Lini një Përgjigje