TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 16:04

Përfitime rekord dhe interes i lartë, FSHF-ja arkëton shifrën e çmendur për ndeshjen me Poloninë në “Air Albania”

Shkruar nga Pamfleti

Përfitime rekord dhe interes i lartë, FSHF-ja arkëton

Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin shtator, ku fillimisht do të udhëtojë drejt Çekisë për t’u përballur në datën 7 dhe tri ditë më vonë do të presë në “Air Albania”, kombëtaren polake. Dy sfida ku luhet fati i Kombëtares për një kualifikim të mundshëm në Europianin e Gjermanisë vitin e ardhshëm. Ashtu si në transfertën çeke në “Fortuna Arena”, ku janë ezauruar 1 mijë biletat e vëna në dispozicion për tifozët, edhe me Poloninë në Tiranë do të kemi një stadium plot, teksa shihet që ka një interes të jashtëzakonshëm për këtë takim.

Aktualisht mbajmë vendin e dytë në grup me 6 pikë, 1 më pak se çekët kryesues dhe 3 më shumë se polakët e vendit të katërt. Në këtë mënyrë, 4 pikë i sigurojnë thuajse matematikisht kualifikimin në “EURO 2024”, megjithatë, Silvinjo do të ‘firmoste’ edhe vetëm për një barazim me Poloninë.

Niveli i kësaj ndeshje ka reflektuar edhe në tribuna. ‘Air Albania’ do të jetë SOLD – OUT. Mësohet se janë shitur plot 22.500 bileta, aq sa është edhe kapaciteti i stadiumit dhe shifra e arkëtuar është një rekord historik për FSHF-në.

Çmimet kanë qenë disi më të larta se në ndeshjet e tjera, ku bileta më e lirë ishte 2000 lekë, për të vazhduar me 2500 lekë, 4000 lekë apo 6000 te tribuna karshi dhe pa harruar tribunën kryesore që çmimet arrinin mbi 10 000 lekë. Afërsisht 882 milionë lekë të arkëtuar, kësaj shifre i bashkëngjiten edhe të ardhurat nga biletat e shitura për tifozët polakë, çka bën që vetëm për një ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit të arkëtojë rreth 900 milionë lekë vetëm nga shitja e biletave, shifër, e cila është për rekord dhe vështirë se është arritur më përpara.

Shqiptarët anë e mbanë konfirmojnë edhe një herë se janë gjithnjë të gatshëm të vihen në mbështetje të Kombëtares në tribuna.

shipëria ndeshja me poloninë fshf

Lini një Përgjigje