
Një mbrëmje jashtë me familjet, në një prej restoranteve luksoze në Miami, ka përfunduar mes dhunës dhe tensionit për familjet Bekam, Mesi, Buskets dhe Alba.
Futbollistët që nënshkruan këtë verë për ekipin e Inter Miamit, po darkonin me presidentin e tyre Devid Bekam, bashkëshorten e tij Viktoria dhe të vajzën Harper, kur një përleshje shpërtheu jashtë restorantit Geko, në pronësi të reperit portorikan Bed Bani.
Një klient i lokalit pretendon se është rrahur deri në gjakosje nga rojet e sigurisë, pasi familja e tij u përpoq të bënte një foto në grup në datëlindjen e 21 të vajzës së tij, kur Lionel Mesi dhe Bekam ishin duke festuar disa metra larg tyre.
Sigurimi reagoi me zemërim ndaj të ftuarit, duke e akuzuar se kishte tentuar të fotografonte “Pleshtin” dhe gruan e tij Antonela.
Por klienti i lokalit që u dhunua e mohoi këtë gjë, duke deklaruar më pas:
“Ata u hodhën drejt nesh, më nxorën jashtë dhe më goditën me grusht në fytyrë. Vetëm sepse djali im po përpiqej të bënte një foto me gruan e tij, jo me Bekamin apo Mesin, asgjë. Ishte një gjë familjare”.
Në pamjet pas ngjarjes kaotike një grua mund të dëgjohet duke bërtitur:
“Ai është duke festuar datëlindjen e 21 të vajzës së tij. Si guxon! Ku është menaxheri? Si guxoni ju! Kjo është çmenduri! Dikush duhet të pushohet nga puna“.
Sigurimi më pas reagoi duke njoftuar se gabimisht besoi se burri që goditën po fotografonte të famshmit. Ata e përzunë jashtë dhe dyshohet se e sulmuan ndërsa ishte jashtë, duke e gjakosur në fytyrë.
Sakaq, Viktoria Bekam u pa duke shoqëruar të bijën Harper në një vend të sigurt, e më pas e ndihmon të hyjë në një makinë të drejtuar nga rojet e sigurisë, për tanisur për në shtëpi.
Mediat shkruajnë se darkës së Mesit me bashkëshorten Antonela dhe “The Bechams” i ishin bashkuar edhe yjet e tjerë të futbollit Serxhio Buskets dhe Xhordi Alba me partneret e tyre.
Lini një Përgjigje