TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2023, 19:42

Futi dorën poshtë fanelës së djersitur dhe i fshiu dorën mbi fytyrë kundërshtarit, gjesti i turpshëm i Ronaldos pushton rrjetin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futi dorën poshtë fanelës së djersitur dhe i fshiu

Kristiano Ronaldo ia doli të fitonte trofeun e tij të parë me klubin e Al Nasr, Kupën e Kampioneve për Klubet Arabe. Një fitore që erdhi falë dy golave të tij në finalen ndaj Al Hilal. Por përtej paraqitjeve në fushë, Ronaldo është bërë “hit” në rrjet edhe për një gjest të turpshëm që ka bërë të lindin shumë kritika për sjelljen e tij ndaj lojtarëve kundërshtarë.

Në një goditje dënimi të skuadrës kundërshtare, Ronaldo ishte kthyer në zonë për të mbrojtur me pjesën tjetër të skuadrës dhe aty pati një përplasje me mbrojtësin e Al Hilal, Ali Abdulahi. Në një moment, ylli portugez shihet teksa largohet paksa, fut dorën poshtë fanelës së tij në shpinën e djersitur dhe pastaj i fshin dorën mbi fytyrë kundërshtarit!

Një gjest i cili nuk ka kaluar pa u shpërndarë në rrjetet sociale, duke e bërë heroin e finales, një nga emrat më të komentuar negativisht, pasi shumëkush mendon se Ronaldo e sheh veten superior ndaj kundërshtarëve arabë, ndaj ia lejon vetes gjeste të tilla të turpshme.

Lini një Përgjigje