
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka deklaruar se autoritetet greke po i trajtojnë 100 tifozët e Dinamos së Zagrebit sikur të ishin robër lufte.
Ai është shprehur se tifozët janë shpërndarë nëpër burgje për t’u rrahur dhe dhunuar. Huliganët kroatë u arrestuan pas trazirave që shkaktuan në Athinë ku mbeti i vrarë 29-vjeçari grek, Michalis Katsouri.
Presidenti kroat argumentoi se ky qendrim i autoriteteve greke nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
“Ligji nuk respektohet. Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një robër lufte”, theksoi Milanoviç.
Lini një Përgjigje