TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Gusht 2023, 21:44

“S’ka vend për të dy në ekip”/ Zbulohen “prapaskenat” te PSG-ja, si Mbappe i bëri ‘gropën’ Neymar-it?

Shkruar nga Pamfleti

“S’ka vend për të dy në ekip”/ Zbulohen

Neymar do të largohet në drejtim të Arabisë Saudite teksa pritet të bashkohet së shpejti me skuadrën e Al Hilalit pasi palët kanë arritur akordin mes tyre.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe” braziliani u informua nga drejtuesit e klubit se nuk është më i dëshiruar dhe se shkaku ka qenë shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappe.

Një media braziliane më pas e ka shpërndarë në profilin e saj teksa shkruan se ylli francez kërkoi largimin e sulmuesit brazilian. Ky i fundit ka pëlqyer postimin duke nxitur spekulimet që ky lajm është i vërtetë.

Verën e kaluar, Kilian Mbappe ia bëri të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk ka vend për të dhe Neymar në të njëjtën skuadër”, thuhet në postim.

neymar mbappe psg

Lini një Përgjigje