
Interi barazon rezultatin në miqësoren ndaj Egnatias, ndeshje e cila po luhet në qytetin e Ferrarës në Itali.
Në minutën e 55, një top i gjatë i Bastonit gjeti të vendosur gabim mbrojtjen mike. Barrela kontrolloi me të djathtën dhe mposhti portierin Sherri.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e rrogozhinasve me golin e realizuar në minutën e 6. Aksion i shpejtë i ekipit të Edlir Tetovës me një pasim nga e djathta që gjeti Duamenën dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 15, Interi provoi me goditje standarde, por Alen Sherri priti pa probleme.
Dy minuta më vonë, Sherri u kthye në “makth” për Interin, gardiani iu mohoi dy herë golin zikaltërve.
Në minutën e 22, Alen Sherri ishte i pakalueshëm, ndali goditjen e radhës së Lautaros.
12 minuta më vonë, tjetër tentativë nga sulmuesit e Interit, por Sherri i gatshëm për goditjen e Turam.
Egantia paraqitet në këtë ndeshje edhe me afrimin e fundit në prapavijë, pasi Xhemajli do të luajë që nga minuta e parë në sfidën kundër italianëve.
Ndërkaq, Inzagi ka vendosur që të lërë në stol Kristjan Asllanin, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje ndaj bashkëkombasve të tij
Lini një Përgjigje