TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 20:38

“Zgjedhja ime personale”, Mançini reagon pas dorëheqjes së bujshme nga Italia: Ishte një nder për mua

Shkruar nga Pamfleti

“Zgjedhja ime personale”, Mançini reagon pas

Roberto Mançini i dha sot lamtumirën kombëtares së Italisë me një vendim të papritur që është cilësuar ndër më të bujshmit sa i përket kësaj përfaqësueseje. Gjithçka erdhi si një rrufë në qiell të hapur, pasi pakkush e priste një ndryshim të tillë një muaj para ndeshjeve kualifikuese të "EURO 2024”. 

Vetë Mançini nuk është shfaqur para mediave, por nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka thënë fjalët e para pas një vendimi, i cili është kthyer në temë diskutimi në mediat italiane e jo vetëm gjatë ditës së sotme. 

Një reagim të cilin shumëkush e ka cilësuar të thatë, duke pasur parasysh se Mançini ishte prej 5-vitesh në krye të Italisë dhe fitoi me të "EURO 2020”. 

Dorëheqja nga roli i trajnerit të kombëtares ishte një zgjedhje e imja personale. Falënderoj presidentin Gabriele Gravina për besimin, bashkë me të gjithë anwtarët e FIGC. I përshëndes dhe i falënderoj të gjithë lojtarët e mi dhe tifozët që më kanë shoqëruar në këto 5 vite. Do të mbaj gjithmonë në zemër fitoren e jashtëzakonshme të Europianiit 2020. Ishte një nder”, shkruan Mançini në postimin e tij në rrjetet sociale. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Roberto Mancini (@mrmancini10)

roberto mançini ish-trajneri i italis

Lini një Përgjigje