TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 20:16

Egnatia kalon në avantazh përballë Interit, Duamena trondit finalistët e Champions League (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Egnatia kalon në avantazh përballë Interit, Duamena trondit

Zhbllokohet sfida në stadiumin e SPAL-it. Egnatia kalon në avantazh përballë Interit në minutën e 6. Aksion i shpejtë i rrogozhinasve me një pasim nga e djathta që gjeti Duamenën dhe ky i fundit çoi topin në rrjetë. 


Skuadra e Egnatias luan sot një miqësore luksi me Interin në stadiumin e qytetit të Ferraras në Itali. 

Rrogozhinasit do të paraqiten në këtë ndeshje edhe me afrimin e fundit në prapavijë, pasi Xhemajli do të luajë që nga minuta e parë në sfidën kundër italianëve.

Ndërkaq, Inzagi ka vendosur që të lërë në stol Kristjan Asllanin, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje ndaj bashkëkombasve të tij.

Lini një Përgjigje