TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 17:43

Mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Suedi, shokët e skuadrës e dëmtojnë dhe e marrin me shkelma (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Suedi, shokët e

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Arbnor Muçolli, ka shënuar sot golin e tij të parë në kampionatin suedez të futbollit, ku luan me fanelën e Goteborgut. Futbollisti shqiptar kishte lënë ekipin e Vejles në Danimarkë për të nisur këtë aventurë të re dhe pas disa ndeshjesh si titullar, më në fund gjeti rrjetën në sfidën ndaj Djurgarden. 
 
Në minutën e 77 të ndeshjes, me shifrat 1-0 për miqtë, ai gjeti momentin e duhur pas një topi të gjatë në zonë për të lëshuar një predhë të pakapshme drejt portës kundërshtare dhe barazoi shifrat. 

Një gol që ai e festoi para tifozëve të vet, por jo ashtu siç dëshironte. Kjo, pasi një nga shokët e skuadrës e shtyu duke e rrëzuar në tokë, me Muçollin që e kapi ngërçi në këmbë. Sikur të mos mjaftonte kjo, i njëjti futbollist edhe e goditi me shkelm atë, në shenjë feste, para se një tjetër lojtar të kuptonte problemin e Muçollit dhe t‘i vinte në ndihmë futbollistit të kombëtares shqiptare. 

arbnor muçolli mesfushori i kombëtares shqiptare goteborg

Lini një Përgjigje