
PSG-ja dështoi të shënonte në ndeshjen e parë të kampionatit francez për këtë sezon kundër Lorient, e cila u mbyll me rezultatin 0-0.
Për këtë arsye drejtuesit e klubit francez kanë vendosur që të bëjnë “mea culpa” sa i përket Kilian Mbapesë, i cili nuk u grumbullua për këtë takim.
Ata vendosën që ta rikthenin në stërvitje yllin francez dhe të jetë i gatshëm për sfidën e radhës.
“Duke parë bisedat konstruktive dhe pozitive mes PSG-së dhe Kilian Mbapesë përpara ndeshjes me Lorient, lojtari është rikthyer me skuadrën e parë në stërvitje këtë mëngjes”, shkruan klubi.
Tani mbetet për t’u parë nëse futbollisti do të vendosë ta zgjasë qëndrimin e tij në Paris edhe për një vit tjetër.
Situata është ndryshe për dy yjet e tjerë, Nejmar dhe Verrati. Sulmuesi brazilian u përpoq këto ditë të negocionte me Barcelonën për rikthimin e tij në “Camp Nou”, por kjo lëvizje është thuajse e pamundur në këto momente. Përballë një fakti të tillë, sipas "L’Equipe", përfaqësuesit e Nejmarit kanë nisur kontaktet me klubin e Al Hilal për një transferim të tij në Arabinë Saudite. Jo vetëm "L’Equipe", "Sky Sport" shkon edhe më tej duke shtuar se në orët në vijim mund të dalë “tym i bardhë”, Nejmaro pritet të pranojë ofertën e sheikëve saudit.
Lini një Përgjigje