
Lajpcigu ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Bajernin e Mynihut dhe ka fituar Superkupën e Gjermanisë. Një rezultat befasues dhe që ka shuar entuziazmin e bavarezëve për blerjen e Herri Kejn.
Sulmuesi anglez u largua nga Totenhemi sepse ishte lodhur duke mos fituar asnjë trofe me “Spërsat”, por duket se mallkimi po e ndjek edhe në Gjermani.
Supersfida e futbollit gjerman nisi me gol. Ishte Lajpcigu që ka zhbllokoi ndeshjen në minutën e 3 me Dani Olmo.
Situata u përkeqësua në minutën e 44 për Bajernin, pasi Lajpcigu dyfishoi shifrat. Ishte sërish Dani Olmo që ndëshkoi skuadrën e Tuhel.
Edhe pjesa e dytë foli për Lajpcigun, me ekipin e Red Bull që realizoi edhe golin e tretë përsëri me Olmo, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
As aktivizimi i Herri Kejn në minutën e 63 nuk solli asnjë ndryshim për skuadrën e Tuhel, që e nisi sezonin në mënyrën më të keqe të mundshme.
Për Lajpcigun ky është trofeu i parë i Superkupës në historinë e klubit, pasi dështoi ta fitonte në vitin e kaluar.
Lini një Përgjigje