TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2023, 20:48

Përfundon pjesa e parë/ Partizani bie pa kushte në “Air Albania”, Roma nuk fal gabimet e kampionëve të Shqipërisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Partizani bie pa kushte në “Air

Përfundon pjesa e parë e miqësore së luksit që po zhvillohet në “Air Albania”. Roma ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 skuadrën e Partizanit.

Në minutën e 12, verdhekuqtë zhbllokuan ndeshjen me El Sharauin. Pas një topi në thellësi, sulmuesi italian u shfaq i vetëm përpara portierit Hoxha dhe i kaloi topin sipër, duke e çuar në rrjetë.


Roma dyfishoi shifrat në minutën e 26. Hadroj humbi topin në krahun e djathtë dhe Spinacola nisi kundërsulmin e shpejtë, i cili u finalizua nga Beloti në të djathtë.


Në pjesën e dytë, Partizani do të tentojë të marrë një rezultat pozitiv përballë Romës.

partizani roma ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje