TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2023, 18:26

Kupa e Gjermanisë/ Argëtohet Dortmundi, Leverkuseni i jep “8 aspirina” kundërshtarit modest, surprizë eliminimi i Verder Bremen

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Gjermanisë/ Argëtohet Dortmundi, Leverkuseni i jep “8

Janë luajtur ditën e sotme disa nga ndeshjet e të fazës 1/32 të Kupës së Gjermanisë. Dortmundi triumfoi 1-6 ndaj modestëve të Shot Mainz në “Meva Arena” (Mainc).

Të besuarit e Terziç treguan dhëmbët që në pjesën e parë me dopietën e Haler dhe golin e Brandt. Shott Mainz “tundi rrjetën” brenda fraksionit me Gans.

Verdhezinjtë vazhduan festivalin e golave edhe në pjesën e dytë me prurjen më të re, Sabitzer. Emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Malen dhe Mukoko.

Bajer Leverkuseni nuk u kursye aspak kundër Teutonia Otensen duke fituar me rezultatin ‘tenistik’ 8-0.

Surprizë ishte eliminimi i Verder Bremen nga Viktoria Këln. Këta të fundit fituan 3-2 me një gol të shënuar në minuten e 95 të sfidës.

borusia e dortmundit verder bremen bajer leverkusen kuoa e gjermanisë

Lini një Përgjigje