TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2023, 16:32

A do ta braktisë Alegri Juventusin? Trajneri i bardhezinjve vendos për të ardhmen e tij

Shkruar nga Pamfleti

A do ta braktisë Alegri Juventusin? Trajneri i bardhezinjve vendos për

I kritikuar dhe akuzuar se është ende në stolin e Juventusit falë një superkontrate për dy vitet e ardhshme, Masimiliano Alegri, beson ende tek aftësitë e tij. Pavarësisht gjithçkaje, është ende aty, si udhërrëfyesi teknik i Juves.

Projekti i tij është i qartë: të drejtojë skuadrën bardhezi, me të cilën fitoi 6 tituj kampioni në Serinë A, më pas t’i përkushtohet një aktiviteti tjetër, kur marrëdhënia me Juventusin (në fund të kontratës, ose më parë) do të jetë e destinuar të përfundojë. Një aktivitet më pak stresues, që i jep më shumë kohë të lirë: stërvitja e kombëtares.

Përshtypja është se Maks nuk ka ndërmend të drejtojë më klube, pasi e bëri këtë me Juventusin për kaq shumë vite. Ai la të kalonin “trena” të rëndësishëm gjatë dy viteve pushim, nga 2019 më 2021, për t’u kthyer në stolin bardhezi. Pas kësaj aventure, rruga më e mirëpritur është ajo “A”. Shumë do të varet nga rezultatet e “EURO 2024”.

Nëse do të ketë “falimentim” të kombëtares italiane, është shumë e vështirë të imagjinohet që Mançini të mbetet trajner, pavarësisht kontratës deri në Botërorin e vitit 2026. Alegri duket kandidati ideal, duke qenë se Ançeloti, emri tjetër i fortë, është i destinuar të drejtojë kombëtaren braziliane.

Tek “Axurrët” nuk do të ishte nevoja të jepnim shumë nocione taktike, mund të mbështeten më shumë në cilësitë e individëve (përmbledhja e të menduarit futbollistik të Maks). Ja pse kombinimi Alegri-Itali, herët a vonë, duket i destinuar të bëhet realitet.

masimiliano alegri trajneri i juventusit

Lini një Përgjigje