TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2023, 18:04

Luis Enrike përjashton yjet para debutimit në Ligën 1, bashkë me Mbapenë e pësojnë edhe dy futbollistë të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Luis Enrike përjashton yjet para debutimit në Ligën 1,

PSG-ja ka vendosur që të çojë deri në fund luftën me Kilian Mbape, ose të paktën kështu do të bëjë derisa t’ia lejojë dritarja e merkatos. Klubi parisien kishte deklaruar se sulmuesi francez do të mbetej jashtë planeve të klubit nëse nuk rinovonte ose nuk transferohej, dhe kështu ka ndodhur për ndeshjen e parë në kampionat ndaj Lorio.

Klubi parisien ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën dhe aty nuk gjendet emri i sulmuesit të Francës. Njëkohësisht, të njëjtën situatë duket se po e përjetojnë edhe dy yje të tjerë, Nejmar dhe Verrati, të cilët gjithashtu janë lënë jashtë përzgjedhjes së Luis Enrikes për këtë duel dhe u është komunikuar që të gjejnë një sistemim të ri.

Nëse për Mbappe ndoshta pritej një qendrim i tillë, për shkak të dëshirës së tij për të shkuar te Reali i Madridit me kosto zero në sezonin e ardhshëm, përjashtimi i Nejmarit dhe Verratit është potthhuajsje i papritur.

Të dy janë gati të largohen nga PSG-ja në këtë merkato vere, por gjatë javës janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të grupit për të qenë gati për ndeshjen e parë të kampionatit të paktën në stol.

Sipas francezëve, përjashtimi i italianit ka ardhur për shkak të një gjendje gripale që e ka detyruar të punojë vetëm në palestër, një version i konfirmuar edhe nga lojtari.

Drejtimi i marrë nga PSG-ja duket shumë i qartë: Kush ka shprehur dyshime mbi projektin e klubit nuk do të jetë më pjesë e tij, pavarësisht nga emri që ka. Për Luis Enriken askush nuk është më i rëndësishëm se skuadra dhe grushti i hekurt i përdorur para debutimit në Ligën 1 është një tregues i qartë.

Ky është vetëm hapi i parë i klubit, por edhe i Mbape, i cili ka pranuar se do të respektojë vendimet e klubit. Por ndërkaq, në Francë raportojnë se përfaqësuesit e tij ligjorë po bëhen gati të hedhin në gjyq klubin nëse një gjë e tillë do të vazhdojë edhe pas mbylljes së merkatos.

psg luis enrike kilian mbape nejmar

Lini një Përgjigje