TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2023, 16:53

Franca bie pas 20 penalltive, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste të Botërorit të Femrave

Shkruar nga Pamfleti

Franca bie pas 20 penalltive, përcaktohen çiftet

Sot u luajtën ndeshjet e radhës për fazën çerekfinale të Botërorit të Femrave. Koha e rregullt mes Australisë dhe Francës nuk prodhoi fitues, teksa sfida përfundoi në barazim 0-0. Vajzat australiane u kualifikuan në gjysmëfinale pas penalltive, me numrin e 11-metërshave të ekzekutuar që shkoi në shifrën e 20 të tillave.

Anglia triumfoi 2-1 ndaj Kolumbisë. Britaniket e panë veten në disavantazh pas golit të Santos, por përmbysën llogaritë me Hemp dhe Ruson.

Kështu, sa i takon gjysmëfinaleve, tashmë janë përcaktuar edhe çiftet. Australia mat forcat me Anglinë, ndërsa Spanja do provojë të mundë Suedinë e Kosovare Asllanit.

Ndeshjet gjysmëfinale:

Australi – Angli

Spanjë – Suedi

botërori i femrave anglia australia

Lini një Përgjigje