TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Gusht 2023, 19:16

Miqësore si nxehmje për Superioren, Vllaznia mposht Tiranën në “Klasiken e Shqipërisë”

Shkruar nga Pamfleti

Miqësore si nxehmje për Superioren, Vllaznia mposht Tiranën

Ditën e sotme u luajt miqësorja mes Tiranës dhe Vllaznisë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një miqësore, por që mbetet gjithmonë ‘Klasikja’ e Shqipërisë.

Ndeshja u fitua nga shkodranët me rezultatin minimal 0-1. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Stojanoviç, në startin e pjesës së dytë të ndeshjes kur ai shfrytëzoi asistin e të riut Spahija, titullar në krahun e majtë, për të shënuar golin e vetëm të ndeshjes.

Një sfidë ku të dy trajnerët menduan më shumë të zgjidhnin disa probleme që kanë me rreshtimet e tyre aktualisht, si sa i përket ndërthurjes së elementëve të afruar së fundmi, ashtu edhe për disa mangësi që kanë formacionet e që duhen konsoliduar.

Të dyja skuadrat do të planifikojnë ndeshje të tjera edhe në javën në vazhdim, meqenëse është shtyrë starti i Superiores dhe kanë dy javë kohë deri në ndeshjen e parë të tyre.

vllaznia tirana ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje