
Qyteti i Tiranës do të mbetet gjithmonë në kujtimet e tifozëve romanistë dhe klubit të Romës, pasi verdhekuqtë fituan finalen e Ligës së Konferencës një vit më parë. Dhe me rikthimin në “Air Albania” për miqësoren me Partizanin, sigurisht që klubi ka kujtuar momentet kur shkroi historinë vetëm një vit më parë.
????????️????❤️#ASRoma pic.twitter.com/uWRdf80OQJ
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 12, 2023
Në rrjetet sociale të klubit janë publikuar pamjet e sotme nga stadiumi “Air Albania”, që u sjell atyre kujtime shumë të bukura. Sidomos ngjitëset “Final 2022” që nuk janë hequr ende as nga ambientet e brendshme dhe as nga pjesë të tribunës, pasi ruhen si “relike” të atij evenimenti të rrallë në impiantin në kryeqytet.
Ndërkaq, janë rikrijuar në stadiumin e boshatisur, nëpërmjet fotove, disa nga momentet e asaj finaleje, me skuadrën duke dalë në fushën e lojës, apo edhe duke ngritur në fund trofeun që i futi në histori si fituesit e parë të Ligës së Konferencës, duke i lidhur përgjithmonë me Tiranën.
????????????️ pic.twitter.com/lS18Sd4NG1
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 12, 2023
Lini një Përgjigje