
PSG pa yjet e sulmit, duket se do të jetë një ekip shumë më normal në krahasim me atë që jemi mësuar të shohim në vitet e fundit. Pa Mbape, Nejmar e Verratin, të cilët janë jashtë planeve të klubit, parisienët kanë shfaqur vështirësi për të gjetur rrugën e rrjetës dhe nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në sfidën e parë të kampionatit ndaj Lorio.
Parisienët luanin në fushën e tyre dhe kërkonin me çdo kusht fitore në këtë sfidë ndaj ekipit modest, qoftë edhe për të treguar se vendimi i klubit ishte i duhuri. Por me Mbape që shihte ndeshjen nga tribuna, përkrah Ousman Dembele, parisienët krijuan shumë raste, pa arritur t’i finalizonin.
Ndaj pas 90 minutave të luftuara, dueli u mbyll me shifrat 0-0, me parisienët që japin një mesazh të qartë se janë shumë larg asaj që pretendohet dhe në këtë vit, mund të jenë shumë më pak dominues edhe në kampionatin vendas.
Lini një Përgjigje