TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 17:20

Gafa e medias italiane, Partizani trullos “Corriere dello Sport”, Fair Play i Murinjos tërheq vëmendjen e italianëve

Shkruar nga Pamfleti

Gafa e medias italiane, Partizani trullos “Corriere dello Sport”,

Për Partizanin, vizita e Romës ishte më shumë se sa një test miqësor. Nuk ndodh shpesh që në Tiranë të vijë një ekip kaq i madh, për më tepër me një trajner ikonë, nga më të mirët në historinë e futbollit, Zhoze Murinjo.

Këto detaje bën që “Air Albania” të ishte “full”, një atmosferë fantastike që i dha më shumë shije këtij takimi.

Historia është ndryshe për Romën, për verdhekuqtë ky ishte thjesht një test miqësor për të kolauduar ekipin në prag të sezonit të ri. I tillë ishte dhe pasqyrimi në mediat italiane, një përshkrim i ftohtë, madje dhe me gabime, si në rastin e “Corriere dello Sport”, që e ngatërron Partizanin e Tiranës me atë të Beogradit: 

Gafa e medias italiane, Partizani trullos “Corriere dello Sport”,

“Partizani i Beogradit-Roma 1-2, deciziv golat e Belotit dhe El Sharauit Fitore e ngushtë në testin e fundit miqësor përpara startit të sezonit për verdhekuqtë e Murinjos, në fushë pa Dibalën”, shkruan ndër të tjera “Corriere dello Sport”. 

Gafa e medias italiane, Partizani trullos “Corriere dello Sport”,

“Roma fiton me El Sharauin dhe Belotin. Fair play i Mou: kundërshtari me 10 lojtarë, heq një nga të tijtë”, shkruan “La Gazzetta dello Sport”. 

partizani roma mediat italiane

Lini një Përgjigje