TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 18:06

“Murinjo dha leksion për sportivitetin dhe respektin”, Partizani falenderon Romën dhe teknikun portugez: Ishte kënaqësi t’ju mirëprisnim në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

“Murinjo dha leksion për sportivitetin dhe respektin”,

Partizani ka falënderuar Romën me një postim në rrjetet sociale për ndeshjen miqësore që skuadra italiane zhvilloi në Titanë ndaj kampinëve të Shqipërisë. 

Një falënderim që shkonte për klubin italian, e mbi të gjitha për trajnerin Murinjo, duke kujtuar edhe episodin e veçantë të pjesës së dytë, kur ai largoi një lojtar nga fusha duke bërë që ndeshja të luhej 10 kundër 10 pas dëmtimit të Prekës. 

Faleminderit Roma. Faleminderit mister Murinjo. Një falënderim i madh për të gjithë klubin e Romës për ndeshjen e mbrëmshme. Ishte një kënaqësi që ju mirëpritëm përsëri në Tiranë, në një tjetër natë speciale për qytetin tonë. 

Një falënderim special për mister Murinjon, për leksionin e tij mbi sportivitetin dhe respektin”, shkruhej në mesazhin e Partizanit, që mbante poshtë emrat e presidentit Demi, drejtorit Rama dhe trajnerit Zekiç. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

roma partizani ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje