TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 20:06

Nedim Bajrami lëviz si brazilian, driblim spektakolar dhe supergol nga mesfushori i kombëtares shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nedim Bajrami lëviz si brazilian, driblim spektakolar dhe supergol nga

Nedim Bajrami ka hapur llogarinë me golat në ndeshjet zyrtare me ekipin e Sasuolos që në sfidën e parë të edicionit. Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar sot në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Kozencës. 

I rreshtuar mes titullarëve, Bajrami gjeti rrugën e rrjetës në fund të pjesës së parë të sfidës, falë një aksioni individual spektaklolar. 

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai dribloi tre lojtarë për t’u shfaqur i vetëm para portierit dhe më pas lëshoi një predhë drejt portës, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1. 
 



 

nedim bajrami mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje