TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Gusht 2023, 20:51

Përfundon pjesa e parë/ Egnatia mposht nënkampionët e Europës, Alen Sherri kthehet në makth për Interin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Egnatia mposht nënkampionët e

Përfundon pjesa e parë e miqësores së luksit që po zhvillohet në stadiumin e qytetit të Ferraës në Itali. Egantia ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Interin.  

Rrogozhinasit kaluan në avantazh në minutën e 6. Aksion i shpejtë i ekipit të Edlir Tetovës me një pasim nga e djathta që gjeti Duamenën dhe ky i fundit dërgoi topin në rrjetë. 

 

Në minutën e 15, Interi provoi me goditje standarde, por Alen Sherri priti pa probleme. 

Dy minuta më vonë, Sherri u kthye në “makth” për Interin, gardiani iu mohoi dy herë golin zikaltërve. 

 

Në minutën e 22, Alen Sherri ishte i pakalueshëm, ndali goditjen e radhës së Lautaros. 

 

12 minuta më vonë, tjetër tentativë nga sulmuesit e Interit, por Sherri i gatshëm për goditjen e Thuram.

 

Egantia paraqitet në këtë ndeshje edhe me afrimin e fundit në prapavijë, pasi Xhemajli do të luajë që nga minuta e parë në sfidën kundër italianëve.  

Ndërkaq, Inzagi ka vendosur që të lërë në stol Kristjan Asllanin, edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje ndaj bashkëkombasve të tij 

egnatia inter miqësorja e luksit

Lini një Përgjigje