TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Gusht 2023, 15:32

Luis Hasa vishet kuqezi? FSHF-ja bën publike ftesën për kampionin e Europës: Dera e Shqipërisë është e hapur

Shkruar nga Pamfleti

Luis Hasa vishet kuqezi? FSHF-ja bën publike ftesën për kampionin

Luis Hasa ishte një nga futbollistët më të spikatur në Europianin e U-21, aty ku me fanelën e Italisë ka arritur të fitojë edhe trofeun. Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate për shtyp, FSHF ka njoftuar se për futbollistin ka pasur ftesë zyrtare që në maj të vitit 2022, por që është refuzuar dhe lojtari ka zgjedhur të luajë me Italinë U-21.

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon intensivisht punën e saj për rritjen, zhvillimin dhe monitorimin e talenteve brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë me qëllimin e qartë për të pasur skuadra kombëtare sa më cilësore dhe konkuruese. Në këtë kuadër, këtë javë ka filluar edhe projekti “Hap pas Hapi” nga Departamenti Teknik, i cili në fokusin e tij punën individuale me të gjithë lojtarët e ekipeve tona kombëtare të moshave që luajnë brenda vendit për t’i rritur ato në të gjithë elementët fizik-teknik-taktik por edhe në aspekt ekipor.

Në të njëjtën kohë, prej vitesh FSHF-ja ka ngritur një rrjet të madh skautësh për të evidentuar dhe ndjekur nga afër lojtarët e talentuar shqiptar që luajnë kudo nëpër botë. Ky rrjet skautësh, që rritet dhe zgjerohet muaj pas muaji, sinjalizon Departamentin e Ekipeve Kombëtare për elementët më të spikatur të cilët më pas ftohen nga ekipet tona nga U-15 deri tek ekipi Kombëtar A.

Ne e kemi bërë dhe e bëjmë gjithmonë ftesën tonë publike, për çdo shqiptar që dëshiron të luajë me fanelën e Shqipërisë. Nuk kishte sesi të mungonte një ftesë edhe për një talent të madh si Luis Hasa. Hasa ka qenë vazhdimisht pjesë e monitorimit të stafeve tona teknike dhe është ftuar për herë të fundit zyrtarisht më 18 maj 2022, siç shikohet në shkresën drejtuar klubit të Juventusit, për të luajtur me Shqipërinë U-21 në ndeshjet zyrtare ndaj Anglisë dhe Kosovës.

Luis Hasa vishet kuqezi? FSHF-ja bën publike ftesën për kampionin

Njëkohësisht lojtari vazhdon të jetë në planet e stafeve tona dhe dera vazhdon të mbetet e hapur jo vetëm për Luis Hasën, por për çdo talent shqiptar që e ndjen fanelën kuqezi. Ne e respektojmë zgjedhjen e tij, do ta respektojmë gjithmonë dhe e mbështesim në rrugëtimin e tij profesional.

luis hasa kampioni i europës

Lini një Përgjigje