TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 17:57

“Kam marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur”, Nejmar për kalimin tek Al Hilal: Dua të shkruaj një histori të re në Ligën Saudite

Shkruar nga Pamfleti

“Kam marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur”,

Nejmari do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite, tek Al Hilal. Pas prezantimit nga klubi, braziliani dha një deklaratë për mediat e skuadrën saudite. 31-vjeçari u shpreh i kënaqur me zgjedhjen që bëri, e cila sipas tij ishte e duhura.

Dua të shkruaj një histori të re. Liga Saudite ka energji të jashtëzakonshme, lojtarë cilësorë dhe ka parë shumë rritje kohët e fundit. Kështu që unë besoj se është vendi i dëshiruar (për të qenë). Al Hilal është një klub gjigant, me mbështetës fantastikë dhe ata janë më të mirët në Azi. Kjo më jep ndjenjën se kam marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur, me klubin e duhur. Më pëlqen të fitoj dhe të shënoj gola dhe kam ndërmend të vazhdoj ta bëj këtë në Arabinë Saudite dhe Al Hilal”, deklaroi sulmuesi brazilian.

nejmar sulmuesi brazilian al hilal

Lini një Përgjigje