TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Gusht 2023, 17:35

Guardiola në kërkim të trofeut të radhës pa yllin kryesor, Siti favorit ndaj Sevijas, 2 skuadrat kërkojnë të thyejnë tabunë

Shkruar nga Pamfleti

Guardiola në kërkim të trofeut të radhës pa yllin

Mançester Siti dhe Sevilja do të tentojnë sonte në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00 trofeun e parë në Europë për sezonin e ri, pasi dy skuadrat luajnë në finalen e Superkupës së Europës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Georgios Karaiskakis” në Athinë.

Edhe pse “Qytetarët” janë favoritët në letër, trajneri i tyre, Pep Guardiola është shprehur se duhet vlerësuar maksimalisht kundërshtari. Trajneri spanjoll nuk do të ketë në këtë finale yllin e tyre Kevin de Brojne.

Kampionët e Anglisë vijnë si fituesit e Ligës së Kampioneve dhe përballë tyre do të jenë fituesit e Ligës së Europës. Të dyja skuadrat kanë mbyllur një sezon mjaft të mirë, sidomos anglezët që arritën të fitonin edhe tripletën, ndërkohë që kjo është hera e parë që dy skuadrat takohen në një finale.

Superkupa e Europës ka një statistikë mjaft interesante pasi në 8 finalet e fundit, 6 prej tyre kanë shkuar me shtesa dhe në këto 6 finale, ka qenë pjesëmarrëse edhe Sevilja, aty ku ka humbur 3 të tilla. I vetmi ekip që e ka fituar Superkupën nga dy skuadrat, është Sevilja dhe e ka bërë në vitin 2006, kur në finale ka mundur Barcelonën.

mançester siti sevilja superkupa e europës

Lini një Përgjigje