
Shqipëria do të luajë kundër Polonisë më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ekipi i Silvinjos do të tentojë padyshim një rezultat pozitiv kundër një rivali direkt si polakët.
Në krahun tjetër “Tifozat Kuq e Zi” apo siç njihen ndryshe “TKZ” kanë dhënë një njoftim të rëndësishëm për anëtarët mbi organizimin e kësaj ndeshje.
Vlen të vlerësohet dashuria që ky tifogrup ka për kombin dhe kombëtaren, duke qenë gjithnjë aty si lojtari i 12 i skuadrës kuqezi.
“Të dashur Tifoza Kuq e Zi,
Në vijim të ndeshjeve eliminatore për kampionatin UEFA EURO 2024, ju ftojmë që të na bashkoheni në organizimin tonë të radhës:
SHQIPËRI – Poloni
10 shtator 2023, Ora: 20:45, stadiumi “Air Albania”.
Çmimi i biletës: 1500 lekë/ 15€
*Afati i fundit për rezervim:
‼️ 25 gusht 2023, ora 21:00‼️
KUJDES ❗️
Tifozat Kuq e Zi bëjnë rezervimin dhe shitjen e biletave vetëm për anëtarët e tifogrupit!
Biletat duhet të parapaguhen që rezervimi të quhet i plotë.
* Biletat janë të limituara prandaj afati për rezervim mund të mbyllet më herët se data 25 gusht 2023.
O sa mirë me qenë Shqiptar! “
Lini një Përgjigje