TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2023, 19:57

Djali eliminon babanë me tre gola dhe një asist, historia e çuditshme nga ndeshja e Ligës së Kampioneve

Shkruar nga Pamfleti

Djali eliminon babanë me tre gola dhe një asist, historia e

Liga e Kampioneve ka sjellë rezultate surprizë në turin e dytë kualifikues, teksa edhe shumë skuadra të mëdha kanë arritur të avancojnë. Një ndër to është Kopenhagen, skuadra daneze që në Ligën e Kampioneve ka arritur të lërë edhe gjurmë shpesh herë.

Kampionët e Danimarkës kishin një ndeshje të lehtë në letër, ku përballë tyre ishin islandezët e Breidablik. Skuadra daneze i fitoi të dyja ndeshjet, ku në transfertë arriti të triumfonte me shifrat 0-2 ndërsa në ndeshjen e kthimit, Kopenhagen fitoi me rezultatin 6-3.

Në këtë takim, ka shkëlqyer sulmuesi 18-vjeçar Oskarson që ka arritur të realizojë 3 gola dhe ka asistuar në një gol tjetër. Nëse çdo prind do të ndihej mirë me këtë ecuri, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për babanë e sulmuesit, duke qenë se Oskar Hrafn Thorvaldson që është edhe babai i futbollistit, ishte trajneri i skuadrës kundërshtare.

Kështu, trajneri Oskar u detyrua të vuante në një ndeshje ku djali i tij po shkëlqente duke shënuar dhe njëkohësisht duke e eliminuar nga Liga e Kampioneve.

oskar grfan thorvaldson kopenhagen liga e kampioneve

Lini një Përgjigje