
Tifozët e Mançester Junajtid kanë kërkuar “rimbursim” për portierin e sapotransferuar në “Old Trafford” Andre Onana.
Portieri ka pësuar një gol nga mesi i fushës gjatë miqësores të së shtunës kundër Lensit.
Florian Sotoka vuri re kamerunasin jashtë portës gjatë pjesës së parë dhe e ndëshkoi në mënyrë të përsosur nga mesi i fushës.
Gafa e Onanës u përkeqësua, pasi portieri u ngatërrua me rrjetën duke u përpjekur për të ndaluar topin.
Andre Onana ????????
— Ronald Morgan (@ronaldmorgan_) August 5, 2023
Manchester United 0-1 Lenspic.twitter.com/PWB5PXBmeh
Tifozët nxituan ta kritikojnë në rrjetet sociale, madje disa kërkuan një rimbursim për transferimin.
Një prej tyre shkroi në Twitter: “A mund të marrim një rimbursim për Onana dhe të kthejmë De Gea?”
Një tjetër shkroi: “Lens sapo ka shënuar nga mesi i fushës për shkak të pozicionimit të Onanës. Oops.”
Ndërkohë, një tifoz i tretë shtoi: “Onana ka pësuar gol nga mesi i fushës… Është vetëm një miqësore, mos u shqetësoni”.
Mançester Junajtid triumfoi në miqësoren e parafundit të verës kundër Lensit me rezultatin 3-1. Në pjesën e dytë “Djajtë e Kuq” arritën të përmbysnin rezultatin, me Rashford, Antoni dhe Kasemiron që gjetën rrjetën.
Lini një Përgjigje