
Skuadra e Sasuolos, ekip ku aktivizohet edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, po luan në këto momente ndeshjen miqësore kundër Volfsburgut.
Ndeshja momentalisht është në barazim1-1, teksa ishin gjermanët që kaluan të parët në avantazh në minutën e 27. Por 15 minuta më vonë ishte pikërisht futbollisti kuqezi që solli baraspeshën.
Bajrami shënoi një gol mjaft të bukur me të djathtën në hyrje të zonës. 24-vjeçari vazhdon formën e mirë edhe pas paraqitjeve pozitive me kombëtaren kuqezi në ndeshjet e qershorit.
Lini një Përgjigje