TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2023, 15:23

I ndodh Arlind Ajetit, presidenti i ekipit kundërshtar bën “Pazar” me mbrojtësin shqiptar në përfundim të ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I ndodh Arlind Ajetit, presidenti i ekipit kundërshtar bën

Arlind Ajeti bëri një paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Adana Demirspor në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, edhe pse skuadra e tij Kluzh nuk arriti dot të kualifikohej.

Gjithsesi kjo gjë mori menjëherë vëmendjen e presidentit të klubit turk, Murat Sançak, i cili pas përfundimit të ndeshjes zbriti menjëherë në fushë për të takuar mbrojtësin e Kombëtares dhe duke i bërë një ofertë për ta transferuar.

Sançak i bën me shenjë drejtorit sportiv të Adanës duke i thënë: “Ne po e blejmë këtë” dhe më pas i pa fanelën për t’i fiksuar emrin.

Kujtojmë që Ajeti u transferua këtë verë te skuadra rumune e Kluzh dhe menjëherë ka marrë vëmendjen e klubeve të tjera.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by goalnet (@goalnett)

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares shqiptare presidenti i ekipit turk

Lini një Përgjigje