
Sulmuesi i përfaqësueses Shpresa, Eljon Toçi, ka nisur një etapë të re të karrierës së tij. Futbollisti 20-vjeçar, do të provojë tashmë të ketë një rol protagonisti jo në kampionatin e të rinjve, por në futbollin profesionist në Itali.
Lojtari, i cili ka qenë kapiteni i ekipit të të rinjve të Fiorentinës në edicionin e fundit dhe fitoi me këtë klub 2 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa të Italisë, është prezantuar sot si afrimi më i ri i Sestri Levante. Skuadra në fjalë është ngjitur në këtë edicion në Serinë C dhe Toçi do të ketë hapësira aktivizimi në klubin i cili si objektiv fillestar ka mbijetesën.
Klubi ka bërë të ditur se Toçi është dhënë në huazim nga Fiorentina, e cila në muajin mars i kishte rinovuar kontratën. Kjo është qartësisht një lëvizje për t’i dhënë minutazh lojtarit që kërkon tashmë një shans edhe në futbollin profesionist, për të bërë hapin e madh të karrierës.
Lini një Përgjigje