
Jan Somer do të jetë portieri i ri i Interit. Tashmë nuk ka dyshime dhe në Itali e bëjnë fakt të kryer transferimin e portierit zviceran nga Bajerni i Mynihut te zikaltërit.
Sipas mediave italiane, telenovela që zgjati disa javë, ka marrë fund në këto orë, pasi Ausilio dhe Marota kanë bindur Bajernin dhe kanë mbyllur gjithçka sa i përket lëvizjes së portierit drejt Serisë A, ku do të marrë vendin e lënë bosh nga Andre Onana.
Zikaltërit kanë gjetur një akord që i përshtatej, pasi raportohet se nuk do të paguajnë klauzolën e plotë të largimit, që vlente 6 milionë euro, për të siguruar portierin 34-vjeçar. Vizitat mjekësore janë caktuar për orët e ardhshme dhe zyrartarizimi mund të vijë që sot, apo gjatë ditës së nesërme.
Lini një Përgjigje