TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2023, 17:58

Barcelona në krizë, Gyndogan rrezikon regjistrimin, Laporta tenton të shesë studiot e klubit

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona në krizë, Gyndogan rrezikon regjistrimin, Laporta tenton

Barcelona po kalon një moment të vështirë në aspektin financiar. Klubi blaugrana është në krizë dhe nëse kampionati do të niste nesër, kampionët e Spanjës do të paraqiteshin me vetëm 13 futbollistë, duke qenë se aq është lista aktuale e lojtarëve të regjistruar.

Kjo për shkak se problemet financiare e kanë penguar Barcelonën të bëjë regjistrimin e të tjerëve dhe një prej tyre është edhe Ilkai Gyndogan. Mesfushori gjerman i transferuar pak javë më parë nga Mançester Siti, ka firmosur por ende nuk është regjistruar.

Laporta ka menduar që të shesë edhe 16% të studiove të Barcelonës, çka do t’i sillnin klubit një përfitim prej 60 milionë eurosh, por shitja e studiove ka ngecur për shkak të mungesës së ofertave.

Ndërkohë, Barcelona shpreson që me paratë e Dembeles dhe Kesit, të ketë të mundur të regjistrojë lojtarët ose në të kundërt, do të ketë probleme për katalanasit. Në një situatë delikate me regjistrimin janë edhe Inigo Martinez, Oriol Romeu, Ronald Araujo, Markos Alonso, Serxhi Roberto, Injaki Pena, Abde dhe Lenglet.

ilkai gyndogan barcelona

Lini një Përgjigje