TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2023, 17:14

Një drekë mes miqsh ndryshon merkaton, De Zerbi i fiksuar pas Kristjan Asllanit

Shkruar nga Pamfleti

Një drekë mes miqsh ndryshon merkaton, De Zerbi i fiksuar pas Kristjan

Pak javë më parë, trajneri i Brajtonit, De Zerbi ishte në një drekë me drejtorin sportiv të Interit, Ausilion. Mediat raportuan se në tavolinë nuk u diskutua asnjë moment për merkaton, por ishte më shumë një drekë mes miqsh.

Por, siç duket gjërat janë më të thella. Brajtoni është duke kërkuar me çdo kusht shërbimet e Kristjan Asllanit dhe drejtuesit e klubit anglez janë të interesuar për çmimin e futbollistit. Megjithatë, përgjigja e Interit ka qenë e menjëhershme dhe nuk ka interes që Asllani të largohet nga Seria A.

Për të marrë shërbimet e mesfushorit shqiptar, Brajtoni duhet të paraqesë një ofertë të majme, në mënyrë që të Interi të tundohet. Në rast tjetër, mediat italiane e bëjnë të sigurt se Asllani është i paprekshëm.

kristjan asllani brajton mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje