TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Gusht 2023, 16:08

Partizani përballë Romës në miqësoren e luksit, të kuqtë publikojnë çmimin e biletave

Shkruar nga Pamfleti

Partizani përballë Romës në miqësoren e luksit, të

Partizani do të zhvillojë miqësoren e luksit me Romën më 12 gusht. Djemtë e Zoran Zekiç do të sfidojnë të besuarit e Zhoze Murinjos.

Pikërisht për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, “Demat” kanë bërë publike edhe çimin e biletave.

Për tribunën VIP, biletat do të kushtojnë 5 mijë lekë, ndërkohë që tribunat qendrore krah VIP, kushtojnë nga 2 mijë e 500 lekë. Tribuna përballë do të ketë çmimin 600 lekë, ndërkohë që tribunat pas porte janë 400 lekë.

Njoftimi i skuadrës së Partizanit:

“MIQËSORE

NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

FK PARTIZANI – AS ROMA

E SHTUNË 12 GUSHT

ORA 20:00

“AIR ALBANIA STADIUM”

Ju njoftomë se për ndeshjen miqësore FK Partizani – AS Roma, çmimet e biletave në tribunat e stadiumit “Air Albania” do te jenë:

TRIBUNA – VIP kushtojnë 5 000 Lekë

Biletat në Tribunat W:

Sektorët: W01 – W107  kushtojnë 2 500 Lekë

Biletat në Tribunën E (përballë)

Sektorët: E101 – E210, do të kushtojnë 600 Lekë

Biletat në tribunat N dhe S (pas porte)

Sektorët: N101 – N207, S101 – S205 kushtojnë 400 Lekë

Biletat mund ti siguroni nga dita e sotme online si dhe pranë pikës së shitjes duke filluar nga ora 16.00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, dhe çdo ditë nga 10:00 deri në 19:00”, shkruan klubi.

 

partizani roma miqësorja e luksit

Lini një Përgjigje