TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 22:26

Dukagjini jashtë Ligës së Konferencës, “ruleta e penalltisë” ndëshkon Dritën në minutën e 114

Shkruar nga Pamfleti

Dukagjini jashtë Ligës së Konferencës, “ruleta e

Dukagjini është eliminuar nga Liga e Konferencës në turin e dytë kualifikues, duke u mundur me rezultatin 6-1 nga Rijeka në Kroaci.

Takimi i parë kishte përfunduar 0-1 për kroatët dhe kjo ja bëri të vështirë shpresat për kualifikim skuadrës kosovare.

Kështu Dukagjini eliminohet në turin e dytë të Ligës së Konferencës gjatë debutimit të tyre në Europë.

Në ndeshjen tjetër, Drita është eliminuar nga Viktoria Plzen në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, e cila zgjati plot 118 minuta.

Në ndeshjen e luajtur në “Fadil Vokrri”, skuadra kosovare barazoi në minutën e 92 të takimit, duke menduar se çdo gjë do të shkonte në shtesë, por një penallti në minutën e 90+24’ ndryshoi rrjedhën e takimit, me çekët që arritën të kualifikohen më tej.

Kështu Drita është jashtë këtij kompeticioni, teksa Plzen do të ndeshet me Gzirën turin e ardhshëm.

drita dukagjini rijeka viktoria plzen liga e konferencës

Lini një Përgjigje