
Zhbllokohet ndeshja në “Air Albania”. Beshiktashi ka ndëshkuar Tiranën dhe ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Turqit gjetën golin në minutën e 57. Pas zhvillimit të goditjes së këndit, Amartej tundi rrjetën me kokë.
Nënkampionët e Shqipërisë patën rastin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 19 të ndeshjes. Hasani harkoi në zonë, por Deliu nuk gjeti portën në tentativën e tij me kokë.
Në minutën e 31, portieri Selmani nuk mundi të vazhdonte më dhe la fushën e lojës me barrelë. Në vend të tij hyri në fushë Iljon Lika.
Kujtojmë se dueli mes Tiranës dhe Beshiktashit në “Air Albania” nisi me tension, ku u përplasën dy tifozeritë.
Kjo gjë bëri që takimi të niste me vonesë, jo në orën e planifikuar. Ndeshja u ndërpre për shkak të mjeteve piroteknike të hedhura në fushë.
Kjo bëri që UEFA të zhvillonte një mbeldhje urgjente në zyrë. Sfida rifilloi me 20 minuta vonesë, por nëse kjo ripërsëritej, UEFA paralajmëroi pasoja edhe më të rënda.
Lini një Përgjigje