TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Gusht 2023, 21:55

“O çuna hipni sipër”, shikoni momentin kur tifozët e Tiranës përleshen me ata të Beshiktashit në “Air Albania” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“O çuna hipni sipër”, shikoni momentin kur tifozët

Dueli mes Tiranës dhe Beshiktashit në “Air Albania” nisi me tension, ku u përplasën dy tifozeritë.

Tifozët turq vonuan fillimin e ndehsjes duke ndezur flakadanë dhe duke i hedhur në fushë, teksa nga ana tjetër edhe kanë provokuar tifozët e Tiranës.

Në videon e mëposhtme, shihet se si këta të fundit nisen me vrap drejt tyre dhe, pas këtij momenti, ka pasur dhe përleshje fizike.

Ndeshja nisi me 14 minuta vonesë dhe aktualisht takimi është në shifrat 0-0.

UEFA zhvilloi një mbeldhje urgjente në zyrë. Sfida rifilloi me 20 minuta vonesë, por nëse kjo ripërsëritet, UEFA paralajmëroi pasoja edhe më të rënda.

Në videon e mëposhtme mund të shihni momentin kur tifozët e Tiranës shkojnë për t’u përleshur me ata të Beshiktashit.

 

tirana beshiktashi liga e konferencës

Lini një Përgjigje