
Ylber Ramadani është zyrtarisht pjesë e Leçes në Serinë A italiane. Mesfushori i Kombëtares është prezantuar ditën e sotme me fanelën e klubit të ri, pasi ka firmosur kontratën 3-vjeçare, teksa ka edhe opsionin e rinovimit për një tjetër sezon. Kalimi i tij nga Aberdini në Serinë A, u ndërmjetësua nga menaxheri Shkumbin Qormemeti në bashkëpunim me Altin Tahon, të cilët në vitet e fundit kanë bërë lëvizje të shumta të bujshme të futbollistëve shqiptarë.

“Leçe njofton se ka fituar në mënyrë përfundimtare të drejtat e regjistrimit të lojtarit Ylber Ramadani nga Aberdin.

Mesfushori i lindur në vitin 1996 i kombëtares shqiptare, i cili tashmë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me opsion për atë të radhës”, shkruan klubi italian në zyrtarizmin e lojtarit.
???????? ???????????????????? ???????????????????????????????? ????̀ ???????? ???????????????????????????????????????? ???????????? ????????????????????!
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) August 4, 2023
✍️Acquisito, a titolo definitivo, il diritto alle prestazioni sportive del calciatore Ylber Ramadani dall'Aberdeen FC.#rainbow #avantilecce pic.twitter.com/Lh4U1jlrtT
Lini një Përgjigje