
Drita priti në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Viktoria Plzen në një ndeshje mjaft të vështirë, aty ku ekipi shqiptar u eliminua vetëm në minutat e fundit duke u mundur me rezultatin 1-2. Gjatë ndeshjes, ndodhi një incident që ka marrë vëmendje dhe është bërë viral në rrjetet sociale.
Në një aksion në mesfushë, gjyqtari kryesor i ndeshjes u gjend në vendin dhe kohën e gabuar. Një ndërhyrje ndaj kundërshtarit e lojtarit të Viktoria Plzen, kapi edhe gjyqtarin, i cili u rrëzua dhe për disa sekonda qendroi i shtrirë në fushë.
Kjo ndërhyrje shkaktoi jo pak të qeshura në stadium, teksa më pas loja nisi normalisht. Videoja e momentit të ndërhyrjes, është bërë virale në rrjetet sociale.
Kampen Drita - Plzen leverer. pic.twitter.com/JczNHn645O
— Jon Christian Fløysvik Nordrum (@jcfnordrum) August 3, 2023
Lini një Përgjigje