TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2023, 15:46

Muçi “mania”, ylli kuqezi drejt La Ligës në Spanjë, reagon trajneri i Lexhias së Varshavës: Kërkojmë 25 mln euro për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Muçi “mania”, ylli kuqezi drejt La Ligës në

Ernest Muçi mund të largohet nga Polonia për t’u transferuar te Selta Vigo në La Liga. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është pranë hapit të madh në karrierë.

Skuadra spanjolle është gati të investojë deri në 4 milionë euro për të siguruar kartonin e tij. Dy vite më parë, Lexhia investoi 500 mijë euro për ta blerë nga Tirana, ndërsa bardheblutë arritën të mbajnë edhe 10% të kartonit. Në rast se ky transferim do të realizohet, kryeqytetasit do të përfitonin edhe 400 mijë euro të tjera.

Me Lexhian e Varshavës, 21-vjeçari ka shkëlqyer dhe për të ardhmen e tij ka folur trajneri i ekipit polak Kosta Runjaiç.

Gjatë konferencës për shtyp, përveç ndeshjes, një nga pyetjet kishte të bënte me Ernest Muçin dhe emrin e klubit spanjoll. Trajneri gjerman u përgjigj me shaka, por theksoi se gjithçka mund të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar të kësaj merkatoje.

Ernest Muçi është një lojtar shumë i ri dhe interesant. Mund të bëni shaka se nëse e shesim për 25 milionë euro dhe marrim 22 milionë për Pauell Vuzolek, mund të sjellim katër lojtarë në skuadër. Në çështje të tilla, është më mirë të kontaktoni Jazek Zielinskin, (duke iu referuar drejtorit sportiv të ekipit që merret me merkaton). Transferimet janë pjesë e biznesit, por duhet të kujtojmë se ne jemi Lexhia e Varshavës, synimi ynë është të forcojmë ekipin, jo ta dobësojmë atë. Do të shohim se si do të shkojë në fund të afatit kalimtar të kësaj merkatoje”, tha Kosta Runjaiç në konferencën për shtyp.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares shqiptare lexhia e varshavës

Lini një Përgjigje