TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2023, 19:35

“Më fal, po kërkoj një shok”, modelja merr telefonatë surprizë nga CR7: Gabimi më i bukur në botë

Shkruar nga Pamfleti

“Më fal, po kërkoj një shok”, modelja merr

Kristiano Ronaldo vazhdon të jetë protagonist në Arabinë Saudite brenda dhe jashtë fushe. Së fundmi, CR7 është kthyer viral në rrjetet sociale me anë të një gabimi, që mund të konsiderohet gabimi më i bukur në botë.

Prezent në një hotel, Ronaldo ka tentuar të telefonojë mikun e tij, por ngatërrimi i një numri ka bërë që telefonata të përfundojë te modelja Haleme Boland. Menjëherë, pasi është prezantuar se kush është, modelja ka nisur të kërkojë një bisedë me portugezin duke e konsideruar veten si shoqen e tij.

“Përshëndetje, jam Kristiano”. “Kristiano Ronaldo”, i përgjigjet modelja. “Po tentoja që të telefonoja një shok, më falni”, ishte reagimi i Ronaldos, ndërkohë që modelja shton “Por, edhe unë jam shoqja jote”. Videon me bisedën e Ronaldos, modelja e ka shpërndarë në rrjetet sociale duke shkruar “Gabimi më i bukur në botë”.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje