
Qazim Laçi la gjurmë në kampionatin çek, ku Sparta e Pragës mati forcat me FK Pardubice. Mesfushori i njohur dhuroi asist në fitoren 5-2 të ekipit të tij, në “Epet ARENA”.
Në edicionin e kaluar, Laçi zhvilloi 17 ndeshje, nuk provoi shijen e golit, ndërsa dha një asist. Kujtojmë që lojtari shqiptar ka luajtur në Greqi më parë me Levadiakos, ndërsa më pas ka veshur fanelën e Ajaçio në Francë.
Laçi po kalon një formë mjaft të mirë, teksa ky është një mesazh edhe për trajnerin Silvinjo, pasi ndeshjet e shtatorit të kombëtarës po afrojnë.
Lini një Përgjigje