
Shtypi i shkruar në Spanjë, ka njoftuar ditën e sotme se në shtëpinë e Realit të Madridit nuk ka qetësi, duke qenë se presidenti Florentino Perez, po mendon largimin nga klubi. Por, me anë të një komunikate për shtyp, Reali ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i konsideruar të rreme.
Gjithashtu, është thënë se po mendohet edhe ndryshimi i emrit për klubin, teksa edhe ky pretendim është hedhur poshtë nga Reali që shton se kurrë nuk është diskutuar dhe menduar diçka e tillë.
Komunikata e skuadrës së Realit të Madridit:
Në përgjigje të një thashethemi që është shfaqur në disa media sociale duke pretenduar se presidenti Florentino Perez dyshohet se po mendon të largohet nga posti i presidentit të klubit, Reali i Madridit dëshiron të deklarojë se:
– Këto thashetheme janë kategorikisht të rreme dhe janë për interesa të caktuara që nuk kanë lidhje me realitetin.
– Në Asamblenë e ardhshme të Përgjithshme të Anëtarëve Përfaqësues të Realit të Madridit nuk do të ketë asnjë pikë të rendit të ditës për të diskutuar emrin e Realit të Madridit.

Lini një Përgjigje