
Telenovela e lidhur me Kilian Mbapenë, protagonist në këtë merkato të verës, nuk ndalet.
Sulmuesi francez vazhdon të jetë i përfolur, që nga rinovimi i refuzuar me PSG-në e deri te të dhënat e shumta drejt Realit të Madridit, klub për të cilin Mbape nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të luajtur.
Tashmë në rrjetet sociale një foto e re ka çmendur tifozët e “Los Blancos”, të cilët presin me ankth zhvillimet mbi historinë e lojtarit.
Ka qenë Rodrigo ai që ka ndezur rrjetet sociale, i cili ndodhet me pushime në Itali, pikërisht në Sardenjë. Sulmuesi i Realit ka publikuar një foto në Instagram së bashku me Mbape.
Mbi foto inicialet KM dhe një emoji flakë. Një tjetër e dhënë që u jep shpresë tifozëve madrilenë, ndërkohë që PSG-ja është gjithnjë e më e tërbuar për situatën dhe po mendon të denoncojë Realin e Madridit.
Just Kylian Mbappe and Rodrygo together in Sardinia yesterday. pic.twitter.com/nPHFvRl4BT
— Football España (@footballespana_) August 5, 2023
Lini një Përgjigje